Transmetuar më 01-04-2020, 12:56

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një videkonferencë ditën e sotme me bankat për paketën financiare të “luftës”, referuar emergjencës së koronavirusit.

Rama njofton vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë.

Kreu i qeverisë njofton “zgjerimin e paketës gjatë muajit prill”.

Sakaq duke nisur nga dita e sotme 1 prill ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të ashtuquajturën “pagë e luftës”.

Siç kanë bërë më herët të ditur tatimet, nga kjo pagë përfitojnë personat e punësuar në subjektet që plotësojnë kriteret si më poshtëpër vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,

-personat fizikë të vetëpunësuar;

-punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;

-të punësuarit në personat fizikë tregtarë.

-të punësuarit në personat juridikë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE