Transmetuar më 01-04-2020, 12:08

Spanja po regjistron çdo ditë shifra tronditëse nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 864 vdekje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri total i viktimave ka arritur në 9053, ndërsa i të infektuave në 102000, njofton El Pais.

Më shumë se 22.500 njerëz janë shëruar dhe më shumë se 51,000 janë shtruar në spital rreth 5900 persona janë në trajtim intensiv, një rritje me 5% në krahasim me ditën e kaluar.

Spanja po ecën në ritmet e Italisë dhe po përjeton ditët më të këqija nga koronavirusi. Pandemia ka prekur 871,985 njerëz në të gjithë botën dhe ka marrë jetën e 43,261 personave, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Shteti me numrin më të madh të të infektuarve është ShBA, ndërsa Italia regjistron shifrat më të larta të viktimave./a.m/noa.al