Transmetuar më 01-04-2020, 12:00

Për herë të parë autoritetet shëndetësore kineze sinjalizojnë raste koronavirusi mes subjekteve asimptomatik, ose pa shenja të sëmundjes.

Të dhënat dalin nga komisioni shëndetësor kombëtar, i cili thotë se janë 1367 pacientë asimptomatikë, 130 prej tyre të konfirmuara orëve të fundit.

Kina ka nisur të raportojë subjektet asimptomatikë për të parandalur përhapjen e Covid-19.

Mes totalit të të prekurve flitet për 806 raste të importuara të virusit nga shtete të tjera.

Në total në Kinë numri i të prekurve ka shkuar në 81.554, ndërsa i viktimave 3312. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE