Albin Kurti: Sot merret vendimi për reciprocitetin ndaj Serbisë
Transmetuar më 31-03-2020, 20:13

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar në mbledhjen e sotme të qeverisë do të vendoset reciprociteti si masë kundër Serbisë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Kurti u shpres se vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë.

“Sot është një ditë e veçantë meqenëse Qeveria e Kosovës ndodhet në një mbledhje në të cilën po marrim një vendim tejet të rëndësishëm, vendimi për zbatimin gradual të reciprocitetit, si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Në marrëdhëniet tregtare me Serbinë emërimet e përdorura në dokumentet si në vijim, duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës sqaroi se vendimin do ta zbatojnë të gjitha institucionet kosovare përgjegjëse duke nisur nga Policia, Dogana, Agjencia e Ushtrimit dhe Veterinarisë si dhe të tjera.

“Në këtë mënyrë ne po sjellim vendimin që hyn në fuqi menjëherë me rastin e nënshkrimit ndërkohë mbledhja do të zgjasë deri pas orën 22:00”, theksoi Kurti.

Vendimi hyn në fuqi sot në mbrëmje dhe do të mbetet deri më 15 qershor kur Qeveria e Kosovës të bëjë vlerësim të përgjithshëm të funksionimit të masës./noa.al