Transmetuar më 31-03-2020, 18:37

I dha fund jetës duke u varur në shkallët e pallatit ku jetonte me familjen e tij. Ishte vetëm 29 vjeç viktima e ngjarjes tragjike të ndodhur këtë të diel në Carmagnola, në pronvincën e Torinos në Itali, ku i riu sapo kishte humbur punën prej emergjencës së koronavirusit.

Një fenomen i cili ka prekur shumë persona në vështirësi, jo vetëm në shtetin fqinj.

Siç raporton ‘La Stampa’, i riu i diplomuar për gjuhë të huaja, vuante nga depresioni dhe prej disa ditësh, kompania ku punonte i kishte komunikuar ndërprerjen e bashkëpunimit.

Kjo pasi bazuar në dekretin e qeverisë, kompania kishte ndërprerë përkohësisht punën.

Trupi i pajetë i të riut u gjet nga i ati, i cili bashkë me të shoqen thanë në polici. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd