


Koronavirusi godet më shumë meshkujt se femrat, ku mosha mesatare e të prekurve në Itali është 62 vjeç, ndërsa e viktimave është 78 vjeç, pjesa më e madhe me patologji shoqëruese.
Janë këto të dhënat e bëra publike nga Instituti i Shëndetësisë në Itali lidhur me Covid-19, të cilat ndihmojnë për të kuptuar kurbën e të prekurve.
Rezulton se virusi prek më së shumti fashën e moshës nga 50 deri në 79 vjeç dhe 58% e të prekurve janë meshkuj.
Ndërsa në fashën e moshës nga 20 deri në 39 vjeç, numri i femrave të infektuara është disi më i madh. Por pavarësisht fashës së moshës, vdekshmëria është më e madhe tek meshkujt se sa tek femrat.
Mes të prekurve në sistemin shëndetësor në shtetin fqinj, mosha mesatare është 49 vjeç, ku janë konfirmuar 66 mjekë të vdekur.
Po ashtu thuhet se viktimat nën moshën 40 vjeç, janë të prekur nga patologji të rënda.
Mesatarisht manifestimi i simptomave të para shfaqet pas 9 ditësh. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





