
Një vajzë 12-vjeçare mendohet se është viktima më e vogël nga koronavirusi në Evropë pasi vdiq në një spital në Belgjikë. Ajo është ndër viktimat më të reja në botë.
Lajmi i rëndë është bërë me dije nga autoritet shëndetësore vendase. të cilat nuk thonë nëse vogëlushja vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.
“Është një ngjarje shumë e rëndë dhe e rrallë e cila na ka tronditur shumë”, ka thënë virologu belg Emmanuel André gjatë një konference për shtyp.
Vdekja e saj vjen pas asaj të një djali 14-vjeçar që humbi jetën të dielën në mëngjes pasi u diagnostikua me Covid-19 pranë Porto në Portugali.
Ndërsa të mërkurën e kaluar një vajzë 16-vjeçare vdiq në një spital për fëmijë në Paris, ku po kurohej për koronavirus. Ndërsa në Britani personi më i ri që ka vdekur është një 18-vjeçar nga Coventry.
Në Belgjik deri më sot janë regjistruar 12.775 të infektuar dhe 705 persona të vdekur./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





