
“Ministria e Mbrojtjes drejton Rezervat e Shtetit dhe vetëm pas presionit të opozitës dhe qytetarëve, 10 ditë pas fillimit të krizës, filloi shpërndarjen e ndihmave, në mënyrë selektive, si të ishit njëri i nënës, tjetri i njerkës”.
Kështu tha ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i cili deklaroi se që nga data 12 mars 2020, Partia Demokratike i ka bërë thirrje Qeverisë që të sigurojë ushqime dhe ndihma për familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar në këtë situatë të rënduar.
Sipas tij, qeveria bën propagandë me rezervat e shtetit se ka furnizim për 3 muaj me ushqime dhe se gënjen.
Duke iu drejtuar shqiptarëve, Alibeaj tha se rezervat e shtetit kanë zero ushqim për ta.
“Nuk e kanë mendjen te ju! Nuk u duhet fare, nëse frigoriferin e keni plot apo bosh, nëse keni ilaçe, nëse ju ngelin lekë për të paguar dritat apo ujin, jo! E kane mendjen si të vjedhin, si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët. Ju jeni pa bukë, Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë një tender 1,5 milion euro. Alo Edi, Alo Xhaçka, Dilni jepni shpjegime pse u vonua 1 muaj tenderi për blerjen e ushqimeve! Si u përzgjodh kompania fituese e tenderit, me apo pa garë? Kush e fitoi tenderin? Në pritje të përgjigjeve nga Alo Qeveria!”, tha në mbyllje zyrtari demokrat. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





