
SHBA, ndihmë dhe Spanjës e Francës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të ndihmojnë Italinë dhe vende të tjera të Europës për të përballuar pasojat e koronavirusit.
Presidenti amerikan Donald Trump tha sonte se Italisë do ti jepen 100 milionë euro ndihma, kryesisht ventilatorë.
Z.Trump njoftoi se kishte kryer një bisedë telefonike me kryeministrin italian Giuseppe Conte. Trump tha se Conte ishte gëzuar shumë për ndihmat që do dërgojë SHBA.
Trump shtoi se ventilatorë për frymëmarrje të drejtuar do ti dërgohen edhe Francës e Spanjës.
Pohimin, z.Trump e bëri nga Shtëpia e Bardhë në daljen e përditshme ora 17 me orën amerikane. Ai nuk përjashtoi dërgim ndihmash dhe në vende të tjera. /noa.al/
https://www.facebook.com/WhiteHouse/videos/827188627787043/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





