Transmetuar më 30-03-2020, 21:59

Mjeku Tritan Kalo, këshillon që të respektohet këshillat e mjekëve në rastin e COVID-19 si dhe bën thirrje që të mos përdoren antibiotikë dhe antibakterialë pasi sipas tij nuk janë antiviralë.

Kalo e bën të ditur këtë gjë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Antibiotikët, antibakterialët nuk janë karamele që po përdoren në shumicë ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet.

Janë antibakterialë dhe jo antiviralë. Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës”, shkruan ai.

Kalo në këtë situatë pandemie sugjeron:

“Vetëizolimi, distancimi social, higjiena vetjake dhe kolektive, ajrimi i mjedisit ku jetojmë, ushqimi sa më i variueshëm dhe rehidrimi i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmetimit po ashtu edhe në vetëshërimin e rasteve jo simptomatike ose me simptoma minimale… Vetëm një pjesë e tyre mundet të marin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore”./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd