Transmetuar më 30-03-2020, 18:09

Koronavirusi nuk ndal vrullin në Itali, ku numri i viktimave nuk ka të ndalur.

Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin fqinj, janë shënuar 812 viktima.

Sakaq mes tyre janë shëruar në orët e fundit 1590 persona dhe kanë rezultuar 1648 rastet pozitive.

Kështu në total në shtetin fqinj ka shkuar në 101.739 numri i rasteve me koronavirus, prej tyre 11.591 viktima.

Rajoni më i goditur mbetet Lombardia e cila në 24 orët e fundit ka regjistruar 458 vdekje të reja dhe 1154 raste të reja pozitive.

PËRDITËSIM LIVE 

https://www.facebook.com/DPCgov/videos/898714227224525/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd