Maqedoni e Veriut/ Shkon në 7 numri i viktimave, 285 të infektuar
Transmetuar më 30-03-2020, 15:45

Maqedonia e Veriut ka regjistuar viktimën e shtatë si pasojë e koronavirusit.

Një burrë 79-vjeçar nga Dibra që po trajtohej në Klinikën Infektive në Shkup, ndërroi jetë ditën e sotme.

Pacienti u diangostikua me Covid-19 më 23 mars, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua më 25 mars kur u dërgua në spital.

Ndërkohë, gjaë ditës së sotme janë shëruar nëntë pacientë të tjerë, raporton Alsat.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 26 raste të reja duke e çuar në 285 numrin total të të infektuarve, nga të cilët 12 janë shëruar plotësisht./a.m/noa.al

Loading...