E-Albania: Leje-dalje për të shkuar në spital!
Transmetuar më 30-03-2020, 14:09

Qytetarët vazhdojnë të jenë të paqartë për mënyrën si të lëvizin kur kanë nevoja jashtë shtëpisë. Disa thonë se këtë informacion plot paqartësi e gjejnë vetëm te faqja personale e Edi Ramës në Facebook dhe të dhënat po aq kaotike shpërndahen më tej nga mediat.

Noa u përpoq të kuptojë si funksionon leje dalja në raste të caktuara dhe nga e-albania.al vijnë disa përgjigje që konfuzojnë edhe më shumë qytetarët.

Kështu nëse një qytetar ka shqetësime shëndetësore, nuk ka një mjet dhe thërret taksi, ato nuk shërbejnë. Nëse arrin të shkosh në këmbë, këtu komplikohet çështja.

Sipas vendimit Rama që po zbatohet nga sot, që të shkosh në spital, kur fjala vjen je lënduar apo ke dhimbje të ndryshme që kërkon të vizitohesh apo mjekohesh, duhet të marrësh leje dhe kjo ndodh vetëm në orarin 5 deri 13. Pra nëse sëmuresh jashtë këtij orari, është e paqartë si zgjidhjet kjo çështje.

Akoma më kaotike: Po për të shkuar në spital vlen kjo leje? "Në rast se ju do të shkoni në këmbë në spital, po vlen", është sqarimi i e-albania. Pra, për të shkuar në spital, duhet të aplikosh për leje dalje nga shtëpia.

Dhe pyetjes nëse nuk kam mundësi interneti apo nuk di ta përdor, i jep këtë përgjigje: Kur e marr miratimin kur aplikoj me sms në 55155? "Kur aplikohet me sms, miratimi për lejen e kërkur vjen një ditë më vonë, pra të nesërmen". Psh: Nëse dërgon një mesazh ditën e hënë, miratimi në sms vjen ditën e martë dhe qytetari mund të dalë ditën e mërkurë.

E thënë shkurt, nëse një qytetar sot rreth orës 10 sëmuret, duhet të presë që të shkojë të mërkurën në spital. /noa.al/

Loading...