Transmetuar më 30-03-2020, 12:31


Koronavirusi po përsërit në Spanjë skenarin tragjik të Italisë, ku viktimat vijnë me disa qindra në rritje.
Në bilancin e 24 orëve të fundit të publikuar paraditen e kësaj të hëne janë konfirmuar 812 raste të reja viktimash, duke e çuar në 7340 numrin total të viktimave.
Sakaq në total numri i të prekurve nga Covid-19 në Spanjë ka shkuar në 85195.
Aktualisht në terapi intensive ndodhen 5231 persona.
Spanja e ka kaluar Kinën për nga numri i viktimave dhe po i afrohet Italisë, ku jetët e humbura deri më sot numërohen në 10779. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





