Transmetuar më 30-03-2020, 12:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se do të ishte e mirë nëse në vend do të numëroheshin deri në 100 mijë të vdekur nga koronavirusi.

“Është një numër i tmerrshëm, por është më e mira e mundshme në këtë situatë”, tha ai.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i shtriu masat e marra dhe kufizimet deri në 30 prill, me synim reduktimin e përhapjes së koronavirusit.

Doktor Anthony Fauci, eksperti i sëmundjeve infektive në qeverinë amerikane, tha se priten 100 mijë deri në 200 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani numri i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 142737, ndërsa i viktimave në 2489. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd