


Punojnë së bashku, në frontin e parë kundër koronavirusit. Por këta infermierë izraelitë kanë edhe diçka tjetër që i bashkon. Ata kanë vendosur të luten së bashku në këto kohë të vështira. Njëri i drejtuar drejt Mekës tjetri drejt Jeruzalemit.
Bëhet fjalë për dy anëtare të stafit mjekësor të Be’er Sheva në Izrael. Njëri Avraham Mitz është hebre, ndërkohë që Zoher Abu Jama është mysliman.
“Kjo sëmundje nuk bën dallime midis feve ose gjinive. Diferencat i kemi lënë pas, dhe punojmë së bashku”, thonë ata.
Fotografia ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke marë shumë lëvdata. Në Izrael janë rreth 4247 raste dhe 15 të vdekur me COVID-19. Ndërsa në Arabinë Saudite janë 1299 raste me 8 të vdekur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





