


Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje ka ndodhur në Holandë.
Policia ka gjetur kufomat e katër anëtarëve të një familjeje në një apartament, në qytetin jugor holandez të Etten-Leur lokaliteti Noord-Brabant, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18.15.
Sipas policisë, bëhet fjalë për nënën, dy fëmijët e saj të vegjël dhe gjyshen e tyre. Ata dyshohet të jenë vrarë në mënyrë mizore.
Policia është në kërkim të kryefamiljarit 33-vjeçar të familjes, Onur Kandemir, i cili dyshohet se është i përfshirë në krim.
Fqinjët treguan për mediat lokale se janë shokuar nga ngjarja në fjalë. Vijojnë hetimet në lidhje me krimin makabër./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





