Transmetuar më 29-03-2020, 22:05

Këto ditë lufte, mjekët janë sprovuar me situata të rënda për shkak të luftës me koronavirusin.

Një nga këto raste është edhe një mjek nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është në vijën e parë të luftës, për t’i dalë në ndihmë pacientëve që janë prekur nga ky virus “vrasës”.

Por drama e Dr. Timmy Cheng, nuk mbyllet këtu.

Ai ka vendosur të jetojë në një tendë në mënyrë që të mbrojë familjen e tij nga sëmundja vdekjeprurëse.

Cheng izolohet në momentin kur përfundon punën dhe nuk takohet me familjarët e tij.

Cheng ka ngritur çadrën në garazhin e tij, ku fle çdo natë pas një dite pune rraskapitëse në spital, në mënyrë që të mbrojë gruan dhe fëmijët e tij./a.k/noa.al/