Transmetuar më 29-03-2020, 16:53

Një 16-vjeçare në Francë ndërron jetë pas infektimit me koronavirus.

"Duhet të ndalojmë së menduari se e gjithë kjo u përket vetëm të moshuarve. Asnjë nuk është i pamposhtur kundër këtij virusi", është mesazhi prekës i Sabine, motrës së madhe të Julie, një vajzë vetëm 16 vjeçare, e vrarë që humbi jetën koronavirusi në Francë.

Julie Alliot, e cila ndërroi jetë në spitalin e fëmijëve në Paris, tre ditë më parë, konsiderohet si viktima e parë minorene në vend.

Një vdekje akoma më e dhimbshme sepse Julie ishte një adoleshente e shëndetshme që nuk kishte asnjë sëmundje në veçanti pëpara se të infektohej nga virusi.

Sipas “Le Parisien”, gjithçka ka ndodhur në një kohë prej 7 ditësh, ndersa familjarët e së ndjerës janë izoluar në shtëpi.

"Javën që kaloi Julie ka pasur vetëm një kollë të lehtë. Pastaj në fundjavë u përkeqësua dhe doli e ftohur, kështu të hënën shkuam tek një mjek i përgjithshëm dhe aty u diagnostikua me një problem në frymëmarrje. Më përpara nuk ka patur ndonjë sëmundje,"-ka thënë e motra.

Pavarësisht shtrimit në spital, nga ai moment situata e saj klinike u pëtkeqësua. Në fillim e shtruar në spitalin lokal dhe më pas e transferuar gjatë natës në një qëndër mjekësore të specializuar të Parisit, adoleshentja ka vdekur natën mes të martës dhe mërkurës.

Nxënësja që frekuentonte një shkollë të mesme në Essonne, u vu në një respirator artificial në terapinë intensive të martën në darkë, por çdo përpjekje për ta shpëtuar ka qenë e kotë.

"Julie adhuronte të kërcente, të këndonte, t’i bënte njerëzit të qeshnin, gjithçka vetëm që të mos rrinte ulur e të mos bënte asgjë", tregojnë miqtë të mërzitur nga humbja e saj./Burimi: fanpage.it/a.k/noa.al/