
As nuk hoqi uniformën… Në përfundim të turnit në repartin Covid, në spitalin e Circolo, në Varese të Italisë, mjeku zbriti në holl, u ul në piano dhe nisi që të luajë në të.
Christian Mongiardi, imazhnerist grafie dhe skaneri ë linjën e parë të betejës, iu dhuroi pacientëve dhe kolegëve të spitalit disa tinguj të grupit Qeueen”.
Në videon që gjeni më poshtë mund të shikoni pamje nga këto momente, ku mjeku me maskën vendosur nis të luajë.
Ai kishte zbritur me dy kolegë për të ngrënë një panine, por duke e gjetur vendin bosh u ul në piano dhe nisi të luaj.
Sa i takon publikimit të videos ai ishte kundër, por eprori i tij, profesor Francesco Dentali, e bindi duke thënë se, “I thashë se ishte diçka e bukur dhe se do iu përmirësonte humorin të gjithëve, pacientëve, mjekëve dhe të afërmve të të prekurve në këtë periudhë të vështirë”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





