



“Telefonata e mëngjesit”… Me këto fjalë ish-deputeti socialist Namik Dokle ndan përjetimet e ankthit të prindit teksa e bija mjeke po përballet me emergjencën e koronavirusit.
E bija Manjola është mjeke në spitalin e Bolonjës në Itali, një prej vendeve më të prekura.
Mesazhi i Dokles
E pres me padurim, gati në ankth. T’i dëgjoj zërin që të më thotë, si çdo ditë tjetër: “Jam mirë, babushi, po luftojmë! Kujdesuni për njeri-tjetrin.”
E pres edhe tani… Kanë kaluar 14 orë pa pushuar që ajo po kujdeset për 36 të sëmurë gjashtë prej të cilëve në terapi intensive, në njërin nga spitalet e Bolonjës…
Dhe unë pres…pres…pres…” /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





