Transmetuar më 28-03-2020, 23:53

Gjatë ditës së sotme 10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë, u nisën drejt Italisë për të dhënë ndihmën e tyre në spitalet italiane për shkak të situatës së rëndë, krijuar nga koronavirusi.

Ministri i Jashtëm, italian Luigi Di Maio ka falenderuar sërish Shqipërinë për 10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë që do të angazhohen në Bergamo kundër koronavirusit.

Në statusin falenderuar, në rrjetet sociale, Di Maio thotë se pavarësisht se koronavirusi preku edhe Shqipërinë, ata na u gjendën pranë me ekip shëndetësor.

"Solidariteti me Italinë nuk ka kufij dhe Shqipëria sot e ka treguar që ka zemër të madhe", shkruan Di Maio.

Ai shton më tej:

"Një ekip prej 30 mjekësh dhe infermieresh ka mbërritur në Fiumicino të cilët nesër do të shkojnë në Lombardi, në zemër të kësaj emergjence për të mbështetur spitalet tona".

Për qytetarët italianë, atyre që po punojnë dhe përballen me këtë emergjencë, vetëm një gjë u them: "nuk do t’ ju lëmë vetëm. Asnjëherë"./a.k/noa.al/