Transmetuar më 28-03-2020, 21:13

Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Italia është një nga vendet që po e vuan më së shumti këtë situatë, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të vdekjeve.

Një dëshmi e dhimbshme na vjen nga Noemi Bonfiglio, infermieren në terapinë intensive në një nga spitalet italiane.

Ja çfarë dëshmon ajo teksa i kërkon një pacienteje të flasë me vajzën e saj.

"Zonjë të bëjmë një video thirrje me vajzën tuaj? Të shohim nëse përgjigjet! Bie zilja dhe ja në anën tjetër të telefonit shfaqet imazhi i një vajze me sy të përlotur që më në fund, pas shumë ditësh e shtruar, sheh të ëmën në një shtrat spitali, të rrethuar nga plot punonjës të shëndetësisë, plotësisht të mbuluar sa as fytyrën nuk ua dallon dot, një monitor që tingëllon vazhdimisht, një kasko në kokë që nuk të lejon as të flasësh, një frymëmarrje e vështirë dhe e lodhur nga sëmundja… dhe nga ana tjetër dëgjohen fjalë të ëmbla dhe të trishta, të lehta e të rënda në të njëjtën kohë: “ke qenë gjithmonë një nënë luftëtare, mos u dorëzo kurrë, jemi të gjithë me ty”.

Dhe unë aty pranë, pas maskës time duke provuar ndjenja të një emocioni unik. Nuk di as të them se për çfarë emocionesh bëhet fjalë. Di vetëm që nuk do t’i harroj kurrë.

Me shumë mundësi kjo mund të ketë qenë hera e fundit që një nënë ka pasur mundësi të shohë të bijen dhe t’i thotë se e do.

Nuk ka rëndësi se kush infektohet dhe në çfarë moshe, ky virus shumë shpejt shkëput lidhje deri në ndarje të plotë.

Nuk uroj asnjë të shohë pamje që po shoh në spital këto javët e fundit". Burimi: fanpage.it/a.k/noa.al/