Transmetuar më 28-03-2020, 19:25

Numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 32. Sikurse bëjnë të ditur mediat greke numri i personave të infektuar ka shkuar në 1061, ku 95 raste janë evidentuar vetëm sot.

Ndërkohë që numri i viktimave dhe të infektuarve rritet, Greqia po aplikon masa shtrënguese. Mëngjesin e ditës së sotme qytetarët grekë nxituan të mbanin radhën në supermarkete, për tu furnizuar me ushqimet e nevojshme.

Fakti që shumë po punojnë çdo ditë, për të qëndruar mbyllur nesër ka shkaktuar radhë të mëdha jashtë dyqaneve.

Qytetarët prisnin me durim të pajisur me maska ​​dhe doreza derisa të vinte dikush që ti thërriste për të hyrë në supermarkete, në mënyrë që të mos tejkalonte numrin e klientëve të parashikuar nga udhëzimet përkatëse për mbrojtjen tonë kundër koronavirusit./b.l/noa.al/