Transmetuar më 28-03-2020, 18:05

Autoritetet shëndetësore në Itali njoftuan se 24 orët e fundit kanë humbur jetën 889 persona të infektuar nga koronavirusi.

Me jetët e humbura që u raportuan para pak çastesh nga Departamenti për Mbrojten Civile, ka shkuar në 10023 numri i njerëzve të vdekur nga virusi i rrezikshëm.

Në këto 24 orë që lamë pas, janë regjistruar edhe 5974 persona të infektuar. Në këtë mënyrë ka arritur në 92.472 njerëz të prekur.

Raportohet se ka shkuar në 12.384 numri i njerëzve të shëruar pasi i shpëtuan orët e fundit infeksionit edhe 1.434 të infektuar.

Sakaq, aktualisht rezultojnë 70.065 persona të infektuar nën mbikëqyrje mjekësore. Prej tyre, 3.856 janë nën terapi intensive, kurse 39.533 ose 56% nën izolim shtëpiak dhe pjesa tjetër të shtruar në spitale, pa gjendje kritike.

Të nderuar lexues! Gjithçka që lidhet me koronavirusin dhe çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit e gjeni këtu: http://bit.ly/Coronavirusi