Transmetuar më 28-03-2020, 17:31

Një djalë i ri në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, humbi jetën i prekur nga koronavirusi, pasi autoritetet shëndetësore refuzuan ta kurojnë pasi nuk kishte siguracion shëndetësor.

I ndjeri ishte një djalë 19 vjeç dhe u paraqit në urgjencën e Av Hospital, një strukturë spitalore private pranë vendbanimit në Kaliforni. Atje iu bë e qartë se sa kohë nuk ishte i siguruar nuk i jepnin trajtim mjekësor.

Mjekët sugjeruan që të dërgohej në një spital publik, por ishte vonë, pasi gjendja e tij ishte tejet e rënduar, bën të ditur britanikja "Indipendent".

Rex Parris, kryetari i bashkisë së Lancaster, Kaliforni, përmes një deklarate publike, pohoi vdekjen e të riut këtë të mërkurë.

Deri tani në SHBA janë prekur nga koronavirusi 105 mijë njerëz ndërsa kanë humbur jetën 1.731 vetë. /noa.al/