Transmetuar më 28-03-2020, 14:10

Stafi i një restoranti në Florida është surprizuar nga bakshishi prej 10 mijë dollarësh.

Klienti misterioz në restorantin Skillets bëri dhurimin bujar me qëllim që çdo punëtor të merrte 500 dollarë më shumë në shtëpi.

Stafi e njihte burrin nga pamja, por ata nuk e dinë identitetin e tij. Ata e dinin që shkonte shpesh në ditë jave kur moti ishte i mirë dhe në fundjavë merrte familjen. Sipas Napples Daily News, menaxheri i restorantit Ross Edlund tha:

‘Ne nuk e dimë akoma kush ishte ai. Po mundohem ta kuptoj. Është për të qeshur sepse ne kemi klientë të rregullt që vijnë gjithmonë, dhe ata janë miqtë tanë, por jo gjithmonë i dimë emrat e tyre. Ne i dimë fytyrat e tyre, porositë e tyre, tavolinat e tyre të preferuara, por nuk dimë saktësisht se kush janë’.

Një ditë pas shumës së madhe të dhuruar, Guvernatori Ron DeSantis detyroi restorantet në të gjithë shtetin të mbyllen për të ndaluar përhapjen e koronavirusit./a.m/noa.al