Transmetuar më 28-03-2020, 11:27

Kunata shtatzënë e kryeministrit britanik Boris Johnson ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.

Gabriela Maia, e cila është e martuar me vëllain financier të Boris ka deklaruar se po trajtohet nga virusi me vështirësi respiratore. E kontaktuar nga Daily Mail, 30-vjeçarja tha:

"Jam mirë dhe ndihem me fat që jetoj. Lutem që fëmija im të jetë i sigurtë. Zemra ime është e trishtuar pë rata që nuk kanë qenë me kaq fat. Është shumë e trishtueshme".

Reagimi i Gabrielës erdhi pasi Boris Johnson ndau një video mesazh ku konfirmoi se ishte infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse.

"Gjatë 24 orëve të fundit, kisha simptoma të lehta dhe rezultova pozitiv ndaj koronavirusit. Unë jam vetë-izoluar dhe vazhdoj të drejtoj qeverinë me video konferenca teksa përpiqemi të luftojmë virusin", tha Johnson.

Përveç kryeministrit britanik, janë izoluar edhe Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock dhe shefi i mjekësisë Chris Whitty pasi shfaqën simptoma të sëmundjes./a.m/noa.al