Transmetuar më 28-03-2020, 10:58

Dezinformimi për koronavirusin është i përhapur në rrjete sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram. Facebook dhe Google po përpiqen ti japin fund lajmeve më të përhapura, disa prej tyre janë të pashmangshme.

‘The guardian’ i ka dedikuar një artikull miteve që qarkullojnë për sëmundjen Covid-19.

Uji i nxehtë nuk e vret

Kur thuhet se koronavirusi vritet me ujë mbi 27 gradë celsius, ky është thjesht një mit.

"Temperatura mesatare e një trupi njerëzor është diku rreth 37 gradë, që do të thotë se nëse ky mit do të ishte i vërtetë askush nuk do të sëmuret", tha epidemiologu Gideon Meyerowitz-Katz .

Chloroquine nuk është një kurë e provuar

Ilaçi anti-malarien hidroksilkloroina po përdoret kryesisht për pacientët me sëmundje autoimune siç është artriti reumatoid.

Hidroksilklorina dhe klorokuina kanë efekte anësore potencialisht të rënda, madje edhe vdekjeprurëse, nëse përdoren në mënyrë jo të duhur, duke përfshirë ndalimin e funksionit të zemrës.

Konsumimi i ujit nuk do ta parandalojë atë

Ndërsa konsumimi i ujit është i mirë, ju nuk mund ta parandaloni koronavirusin thjesht duke u hidratuar.

"Është tërësisht e gabuar që ju mund të parandaloni infeksionin viral duke pirë ujë", tha Meyerowitz-Katz./a.m/noa.al