Transmetuar më 28-03-2020, 04:38

Nga Ed Jones / Wired

Koreja e Jugut ishte një nga vendet e para që raportoi përhapjen e Covid-19, por që nga atëherë numri i rasteve të reja ka rënë në mënyrë drastike. Si arriti Korea e Jugut të mbante nën kontroll virusin?

“Testim, testim, testim", kjo ishte ajo çfarë drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus i kërkoi vendeve që të luftojnë koronavirusin e ri  në një konferencë shtypi më 16 mars. “Ju nuk mund ta luftoni ndryshe këtë virus. Mbretëria e Bashkuar, edhe e ka dëgjuar këtë këshillë, duke nisur më 19 mars testim të disa dhjetëra mijë personave çdo ditë.

Deri atë ditë, Mbretëria e Bashkuar kishte testuar vetëm 64.621 njerëz – më shumë se çdo vend tjetër evropian përveç Italisë, por ende shumë më poshtë se niveli i nevojshëm për të kuptuar vërtet shtrirjen e koronavirusit.

Përhapja në Korenë e Jugut filloi si ajo e Italisë, me një rrjedhë të ngadaltë të rasteve që shpejt u shndërruan në një përshkallëzim dramatik. Në muajt pas raporteve të para të Kinës për virusin, vendi shënoi numrin e rasteve më të ulët – vetëm tridhjetë raste ishin regjistruar kur, më 18 shkurt, një grua rezultoi pozitive në një spital në Daegu, qyteti i katërt më i madh në vend.

U bë e qartë se kjo grua, e cila është quajtur “pacienti 31” dhe është anëtare e një sekti të krishterë – Kisha Shincheonji e Jezusit, kishte qenë e sëmurë për ca kohë, dhe  kishte refuzuar të testohej.

Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  njoftuan se 9,300 njerëz morën pjesë në dy shërbimet e kishës Shincheonji së bashku me pacientin 31 dhe 1.200 përsona u ankuan për simptoma të ngjashme me gripin. Qindra rezultuan pozitiv në ditët në vijim. Gjatë një periudhe 10-ditore në fund të shkurtit, rastet rritën mbi 5000.

Megjithatë, Koreja e Jugut ka raportuar deri më tani 9.450 raste dhe 144 vdekje, por është vënë re rënie në numrin e rasteve të reja. Vetëm disa dhjetëra regjistrohen çdo ditë gjatë marsit, kurse gjatë shkurtit, zyrtarët koreanë regjistruan më shumë se 900 në ditë.

Suksesi i Koresë ka qenë testimi masiv, pa dallim, i ndjekur nga gjurmime të rrepta të kontaktit dhe karantinimi çdo personi që ka pasur  kontakt me një të infektuar.

Një aplikacion në smartphone ofron harta GPS për të ndjekur përhapjen e infeksionit. Mjekët vendosin tenda masive të bardha në anët e rrugëve, ku qytetarët mund të bëjnë falas testimet, duke zvogëluar kështu përhapjen. Rezultatet janë gjithashtu të shpejta, brenda 24 orëve.

Përgjigjja është tek zgjuarsia teknologjike Koreane. "Koreanët janë shumë të mirë për t’i bërë gjërat më të përshtatshme për njerëzit – ne nuk kemi  durim,” thotë ai. “Koreja e Jugut është një nga vendet ku të gjithë njerëzit  përdorin telefona celularë për pothuajse gjithçka, dhe qeveria ishte në gjendje të përdorë celularët tanë jo vetëm të gjurmonte por të dërgonte paralajmërime, si ‘kujdes ke një person afër teje me Covid-19”.

Kujdesi shëndetësor Korean është gjithashtu i përgatitur të përballet me epidemi. Vendi nuk arriti të mbante nën kontroll shpërthimin e Mers në vitin 2015 duke regjistruar 186 raste dhe 38 vdekje, më shumë se kudo jashtë Lindjes së Mesme. Pas reagimit të Organizatës Botërore të Shëndetit, Korea  e Jugut filloi të prodhonte me shpejtësi kompletet e testimit dhe pajisi spitalet me njësi kontrolli për të infektuarit dhe dhoma të posaçme për ta.

“Testimi i gjerë i Koresë së Jugut është një mjet shumë i rëndësishëm për të kontrolluar virusin dhe për të kuptuar dhe për të matur efektivitetin e rasteve që po ndodhin,” thotë Michael Mina, profesor ndihmës në Qendrën për Dinamikë të Sëmundjeve të transmetueshme në Universitetin e Harvardit. “Lejohet që individët të marrin vetë vendimet për distancën sociale, të mbrojnë ata që janë rreth tyre dhe të mbrohen nga ata që janë të infektuar rreth tyre”.

Popullsia koreane, e tronditur nga çfarë ndodhi, ka gjithashtu më shumë të ngjarë të lajnë duart, të qëndrojnë në shtëpi dhe të testohen nësei  kërkohet.

“Testimi si ky ka qenë shumë i suksesshëm në trajtimin e HIV, për shembull, për të parandaluar përhapjen e tij dhe transmetimin e mundshëm më vonë,” thotë Mina. “Ka pasur fushata të mëdha për të kuptuar se sa dinin njrërëzit dhe sa të aftë ishin për të ndjekur çdo udhëzim me kujdes”.

Kur Kina raportoi për herë të parëkoronavirusin, CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) e Koresë së Jugut zhvilloi komplete testimi jashtëzakonisht shpejt . “Kishte shumë kritika në lidhje me mënyrën e trajtimit të epidemisë MERS,” thotë Park. “Qeveria e Koresë së Jugut dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mësuan shumë nga Mers dhe nuk donin të kalonin përsëri të njejtën gjë.

Një pjesë kryesore e këtij testimi është gjetja dhe izolimi i bartësve asimptomatikë, përpara se ato të përhapin infeksionin pa dashur. Megjithëse shkalla e vdekshmërisë së Koresë, me 0.6 përqind, ka të ngjarë të jetë  më e ulët sepse shpërthimi ka qenë i kufizuar për pjesën tjetër të popullates.

Njohja se kush është infektuar zvogëlon nevojën për më shumë masa drakoniane të qeverisë, si bllokimet. “Nëse të gjithë qëndrojnë në dhomën e tyre dhe nuk dalin fare jashtë, kjo është qasja kineze, atëherë ajo gjithashtu është shumë e efektshme në uljen e transmetimeve,” thotë Martin Hibberd, profesor i sëmundjeve infektivee në London School of Hygiene. “Por në mungesë të këtij lloji të qasjes, unë mendoj se të identifikosh se kush është pozitiv dhe të sigurohesh që ata janë në karantinë është qartësisht një mënyrë shumë efektive.”