Transmetuar më 28-03-2020, 07:56

Infektimi me koronavirus bëhet nga njeriu tek njeriu, kryesisht me anë të kontaktit të duarve apo spërklave që dalin prej kollitjes apo tështimës. Një ish-inxhinier i NASA-s ka demonstruar sa shpejt përhapet virusi duke përdorur një pudër dhe disa ngjyra të ndezura.

Mark Rober, 40 vjeç krijoi videon për të treguar se distanca sociale dhe higjena personale mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së Covid-19. Pasi vuri re që shumë njerëz nuk po i dëgjojnë këshillat e shkencëtarëve, bëri thirrje se kjo është mënyra për të shpëtuar jetë.

Duke përdorur rrjetin social Twitter sqaroi se i duhet 6 muaj deri në një vit për të planifikuar një video, por të fundit e realizoi në dy javë me ndihmën e një mësueseje dhe studentëve të saj.

Rober përdori një pudër që nuk duket në lëkurë dhe transferohet tek gjërat që prek. Kjo ndihmon njerëzit të kuptojnë se si përhapen vërtetë mikrobet.

Mësuesja, e cila ishte infektuar në mënyrë sekrete me pudrën, shkundi duart me tre prej studentëve të saj kur arriti në shkollë. Për të gjithë pjesën e ditës, nxënësit nuk dinin asgjë për eksperimentin.

Në pushimin e tyre, Rober zgjodhi një student dhe i hodhi pudër në duar. Dy orë më vonë, ata kontrolluan rezultatet dhe mësuan se dhoma ishte e mbuluar me pluhur që filloi vetëm nga mësuesja dhe një student./a.m/noa.al