Transmetuar më 27-03-2020, 23:14

Situata në Spanjë po bëhet edhe më tragjike pasi vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 769 njerëz që humbën jetën pasi ishin prekur nga koronavirusi.

gazeta qendrore spanjolle El Pais raporton se janë shtuar shumë dhe të prekurit. Vetëm sot ishin afro 6500 të infektuar duke e çuar në 64.285 numrin e banorëve të infektuar.

Raportohet se në total janë 4.940 njerëz që kanë ndërruar jetë.

Në gjendje kritike raportohet të jenë 4.165 shtetas që ndodhen në spitalet e Spanjës nën terapi intensive.

Madridi rezulton më i prekuri nga kjo situatë e trishtë. Mësohet se vetëm atje u regjistruan sot 322 të vdekur, kurse në Katalunja që përfshin Barcelonën, edhe 208 të tjerë.

Situata bëhet sërish më e rëndë pasi raportohet se në numrin rreth 65 mijë të infektuar, janë edhe 9.444 anëtarë të stafeve mjekësore nëpër spitale, mjekë, infermierë dhe sanitarë. /noa.al/