Transmetuar më 27-03-2020, 23:20

Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi deklaroi sot përmes një statusi në rrjetet sociale se ishte infektuar nga Covid-19. Alimadhi ka folur për Abc News për gjendjen e tij shëndetësore, ku ka deklaruar se ka mbërritur në spitalin Infektiv dhe ka marrë dhe shërbimet e para shëndetsore.

Deputeti është shprehur se fatmirësisht gjendja e tij vijon të mbetet e stabilizuar dhe nuk ka shfaqur komplikacione. Gjithashtu ai ka teksuar se bashkëshortja e tij, e cila gjithahstu është e konfirmuar me COVID 19 ndodhet në gjendje të mirë shëndetsore në ambjentet e shtëpisë.

Alimadhit ka theksuar se pas postimit të tij ka reaguar kryeministri dhe ministrja e Shëndetsisë.  Tashmë gjendja e deputetit do të monitorohet nga mjekët tek spitali Infektiv.

Deputeti lajmëroi sot se ai dhe bashkëshortja janë të infektuar me koronavirus. Në statusin e tij ku Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.