Transmetuar më 27-03-2020, 20:35

Pas kryeministrit britanik Boris Johnson, shefi i mjekësisë Chris Whitty është vetë-izoluar pasi shfaqi simptoma të koronavirusit.

Në një njoftim në Twitter, Whitty tha se do të qëndrojë në shtëpi për 7 ditët e ardhshme. Reagimi i tij erdhi disa orë pasi Johnson tha se kishte dalë pozitiv ndaj Covid-19.

"Pasi përjetova simptoma të ngjashme me Covid-19 mbrëmjen e kaluar, për të ruajtur sigurinë do të izolohem në shtëpi për 7 ditët e ardhshme. Do të vazhdoj të këshilloj qeverinë për përgjigjen mjekësore ndaj koronavirusit, të mbështetur nga zëvendësit e mi", shkroi Whitty, raporton Sky News.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock është gjithashtu në vetë-izolim për shkak të koronavirusit.

Pritet që të testohen ministrat e moshuar, zyrtarët dhe ndihmësit nëse kanë simptoma të ngjashme me sëmundjen që ka prekur të gjithë botën./a.m/noa.al