Transmetuar më 27-03-2020, 17:14

Situata me koronavirusin ka tendencë të na ndryshojë rrënjësisht. Ne jemi duke kaluar shumicën e kohës në shtëpi për ditë të tëra. Kështu që kur dalim jashtë, më së shumti shkojmë në dyqan ushqimesh apo në një supermarket. Arsyeja është psikoza për shkak të epidemisë Covid-19. Sidoqoftë, realiteti është se nuk ka asnjë arsye për të mbushur karrocat plot me ushqim, pasi supermarketet po furnizohen rregullisht.

Ndoshta dhe ju që po lexoni, keni rënë në "kurthin" e panikut. Keni shkuar dhe/ose vazhdoni të shkoni në markete e të blini turli lloj gjërash, sidomos nga ato të shportës, por edhe gjëra qejfi.

Valentina Schirò,  dietologe e specializuar në shkencën e ushqimit dhe doktoraturë në onkopatologji molekulare e përsëritë këtë në mikrofonat e ‘VanityFair.it’. "Arsyeja është se në këtë moment është shumë më e lehtë ta lejoni veten të mashtroheni nga emocionet, sesa nga nevoja – shpjegon ajo – Dhe, duke pasur parasysh që ushqimi është sinonim i kënaqësisë, ekziston një tendencë për të futur më shumë në karroca, ushqime që shërbejnë për të ngritur gjendjen shpirtërore sesa nevoja fiziologjike për të ngrënë".

Në fakt, shumicën e kohës kemi tendencë të blejmë të ashtuquajturat "ushqime qejfi”. Këto janë ushqime plot me kripë dhe sheqer dhe në çdo rast produkte që nuk janë fort ushqyese.

Çfarë duhet të bëhet në të vërtetë?

Këshilla është të ndiqni një dietë të detajuar që na shtyn të mos tundoheni nga emocionet. Në këtë kuptim, ekspertja veçon: “Një ide mund të jetë të bëjmë një menu mbi bazë javore ku të kemi parasysh zakonet e të ngrënit, por edhe shijet, duke u përpjekur kështu të menaxhojmë emocionet dhe nevojat”./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd