Transmetuar më 27-03-2020, 13:27

Duke nisur nga dita e hënë vetëm një person i familjes do të lejohet që të dalë nga shtëpia dhe ashtu si javën e kaluar s’do lejohen lëvizjet nga mesdita e nesërme deri të hënën në mëngjes.

Rregulli i ri bëhet me dije nga Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se është gati aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar.

“Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur!

Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes. Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”, shkruan Rama. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE