Transmetuar më 27-03-2020, 12:35

Koronavirusi nuk njeh pushtet dhe as përzgjedhje, mund ti prekë të gjithë!

Pas princit Charles të Anglisë, kësaj radhe Covid-19 ka prekur një drejtues qeverie.

Bëhet fjalë për Kryeministrin britanik, Boris Johnoson i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Siç raporton ‘BBC’ simptomat e tij janë të lehta dhe ai vazhdon punën, ndonëse i izoluar.

“Gjatë 24 orëve të fundit kam simptoma të buta dhe kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Tani jam i izoluar izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes video-konferencës ndërsa luftojmë kundër këtij virusi. Së bashku do ta kalojmë këtë”, tha Kryeministri britanik, me anë të një video-mesazhi.

Në Britaninë e Madhe deri më tani rezultojnë të prekur nga koronavirusi 11658, mes tyre 578 viktima. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE