Transmetuar më 27-03-2020, 12:24
Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me arrestimin e ish-futbollistit të kombëtares Klodian Duro.
Bëhet me dije se nga efektivët e komisariatit Nr.2 është arrestuar në flagrancë Klodian Duro, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme .
Ndaj ish-futbollistit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. /a.y/noa.al