Transmetuar më 27-03-2020, 08:29

Presidenti amerikan Donald Trump zhvillon një bisedë telefonike me homologun Xi Jinping. Lajmi u bë me dije nga Presidenti amerikan me anë të një postimi në Twitter, duke thënë se zhvilloi një bisedë shumë pozitive me Presidentin kinez.

“Diskutuam në detaje për koronavirusin, i cili po shkatërron një pjesë të madhe të planetit tonë. Kina ka kaluar shumë dhe ka zhvilluar një mënyrë kuptimi ndaj virusit”, shkroi Trump.

Nga ana e tij Xi shtoi se, “Të punojmë bashkë ngushtësisht dhe me respekt të madh”.

Në bisedë, Presidenti kinez, shtoi se Kina ka ndarë informacione për koronavirusin në mënyrë të hapur, transparente dhe me përgjegjësi me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe shtete të tjera përfshi SHBA, qysh nga nisja e pandemisë.

Ai nënvizoi se virusi nuk njeh kufij dhe raca, është një armik i përbashkët i cili duhet mposhtur dhe për të duhet një përgjigje kolektive e komunitetit ndërkombëtar.

Siç raportoi agjencia kineze Xinhua, Presidenti garantoi se Pekini, nuk humbi kohë në shpërndarjen e informacionit që kishte lidhur me sekuencën gjenetike të virusit, duke ndarë ndër të tjera eksperiencën mbi parandalimin, përmbajtjen e kurës për  Covid-19, duke iu dhënë mbështetje vendeve në vështirësi. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE