Kosovë, kërcënohet me jetë Presidenti Hashim Thaçi
Transmetuar më 27-03-2020, 08:09

Kërcënohet me jetë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Mësohet se një qytetar nga pjesa veriore e Kosovës ka kërcënuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Insajderi bën të ditur se ai është arrestuar sot nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.

Kujtim P., përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaçi se “gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë”.

“Sot i zdrypa prej tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le të dinë Hashim Broja a kushdo qoftë ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë s’ta la me bo”, ka shkruar Boletini. Këtë postim, i dyshuari më pas e ka fshirë.

Ndërkohë që në seancën e mbajtur gjatë ditës së mërkurë, kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se Presidenti Thaçi ka bërë një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndarjen e Kosovës.

Për këtë deklaratë të Kurtit, ka deklaruar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ka deklaruar se nuk ka një marrëveshje sekrete të tillë.

Loading...