Transmetuar më 27-03-2020, 07:40

Për të rregullat duket se nuk vlejnë. Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i njohur ndryshe si Rama X, ndodhet me pushime në një hotel luksoz në Bavari, më saktësi në Garmisch Patenkirchen.

Siç raporton gjemania Bild online, ajo që nuk i lejohet njerëzve të thjeshtë në Gjermani, i lejohet monarkut bashkë me haremin e tij.

Në fakt Grand Hotel Sonnenbichi është i mbyllur njëlloj si gjithë të tjerët për shkak të rregullave të koronavirusit. Mirëpo mbreti 67-vjeçar i Tahlandës bën përjashtim, pasi mbyllja për të nuk vlen.

Rama X thuhet në artikull, ka marrë një leje speciale, me arsyetimin se “të ftuarit të gjithë i përkasin një grupi homogjen të njerëzve, midis të cilëve nuk ka ndryshim”.

Kështu monarku me 20 femra të haremit të tij mund të shijojë pushimet mes alpeve bavareze, shkruan noa.al. Ndërsa në Gjermani njerëzve nuk iu lejohet të dalin nga shtëpia më shumë se dy njëherësh, për shkak të virusit.

Ndërkohë 119 punonjës të mbretit Rama X, u kthyen mbrapsht me avion në Bangkok. /a.y/noa.al