Transmetuar më 26-03-2020, 23:06

Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Një nga vdekjet që po e vuan më së shumti këtë situatë, është Itali, kjo edhe për shkak të humbjeve të shumta të jetëve.

Raffaella, një vajzë në Itali tregon mes dhimbjesh historinë e humbjes së babait të saj nga virusi vdekjeprurës.

“Ky virus i mallkuar do të kalojë. Jeta do të kthehet dalëngadalë në normalitet, por babain tim mua s’do ma kthejë askush mbrapsht.

Nuk e dimë kur dhe si do të vdesim, po unë vdiqa dje bashkë me të.

Ky virus i izolon njerëzit, vdesin të vetëm të mbytur pa dashurinë e të dashurve, ky virus nuk jep të drejtën e një funerali dhe ua heq dinjitetin qënieve njerëzore, ky virus m…. më mori dashurinë më të madhe të jetës time.

Nuk është e drejtë, do të kisha dashur vetëm t’i mbaja doren, siç bëra me mamin para një viti, do të doja vetëm të kisha qenë personi i fundit që të shihte, nuk mund të vdiqet kështu”. Raffaella.Burimi: fanpage.it/a.k/noa.al/