Koronavirusi/ Voltana Ademi ngre alarmin: Personeli mjekësor nuk ka mjete mbrojtëse në Shkodër
Transmetuar më 26-03-2020, 22:59

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka deklaruar se personeli mjekësor në qytetin e Shkodrës nuk është i pajisur me mjete mbrojtëse.

Për të përballuar situatën nga koronavirusi, Ademi tha se mjekët dhe infermierët po punojnë në rrezik të madh.

‘Mjekët dhe infermierët punojnë në kushtet e rrezikut dhe ky është problem përsa kohë ne kemi mjekë të karantinuar dhe në rrezik. Ky është alarm tani.  Problemi është madhor në Lezhë, Shkodër dhe në Pukë. Është mbyllur raporti i ortopedisë në Lezhë. 7 mjekë janë karantinuar sot në Pukë. Është bërë analiza e mjekë të reanimacionit, sepse i sëmuri ishte në reanimacion në Shkodër për çështje tjetër dhe u evidentua nga skaneri që kishit koronavirus. 4 reanimatorët që kemi ne në Shkodër janë më të mirët në Shqipëri’, tha Ademi në një komunikim live në emsionin ‘360 gradë’.

Deri tani, në vendin tonë ka 174 të prekur nga Covid-19, nga të cilët gjashtë persona kanë ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se në Infektiv gjenden 73 të shtruar ku 3 janë në terapi intensive dhe 2 në gjendje kritike të intubuar. Ndërkohë raportohet se ndër 28 rastet e sotme janë dhe 4 fëmijë të infektuar./a.m/noa.al

Loading...