Transmetuar më 26-03-2020, 22:06

Një mjeke shqiptare nga Roma që është infektuar me koronavirus ka treguar simptomat që pati.

Blerina Resuli tregoi për ‘Opinion’ se nuk pati temperaturë të lartë, por dhimbje koke dhe kollë. Kjo u shoqëruar me një simptomë tjetër që është humbja e ndjesisë së aromave.

‘U shtua dhimbja e kyçeve, lodhje, dhimbje koke aq sa shpesh më dilte gjumi natën dhe ajo që kanë pjesa më e madhe e personave të tjerë, kam humbur edhe ndjesinë e të gjitha aromave. Akoma dhe sot e kësaj dite, pas 2 javësh, unë nuk ndiej aromat’, tha mjekja onkologe.

Blerina theksoi se nuk e di ku u infektua por thotë se kanë rezultuar pozitiv disa kolegë.

Në këshillën që ka për njerëzit është që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur përhapjen.OBSh ka deklaruar se simptomat e koronavirusit janë kolla e thatë, temperatura e lartë, dhimbja e muskujve dhe vështirësia në frymëmarrje./a.m/noa.al