Transmetuar më 26-03-2020, 21:31

Izolimi nga koronavirusi nuk i ka ndalur disa persona në Spanjë që të plotësojnë nevojat seksuale.

Policia spanjolle ka gjetur 6 persona që po bënin orgji në një apartament, të dyshuar si shtëpi publike në Madrid.

Bazuar tek mediat lokale, Daily Mail shkruan se fqinjët telefonuan policinë pasi disa njerëz hynin dhe dilnin nga apartamenti ku kishte muzikë shumë të lartë.

Ngjarja ndodhi të shtunën dhe policia gjeti katër femra e dy meshkujt të zhveshur në një ambient me tre dhoma. Autoritetet dyshojnë se përdorej si shtëpi publike pasi njëra nga gratë ishte qiraxhie.

Ata akuzohen për prishje të qetësisë publike. Ndërsa pesë të ftuarit janë raportuar për thyerje gjendjes së emergjencës të deklaruar nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Ende nuk ka patur raportim për ndonjë arrestim./a.m/noa.al

PËRDITËSIM LIVE