Për shqiptarët që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, MPJ jep njoftimin e rëndësishëm
Transmetuar më 26-03-2020, 18:51

Ministria e Punëve të Jashtme jep një informacion me rëndësi për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar.

Qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19, do t’ju zgjatet viza.

Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...