Mesazhi i mjekut amerikan që luftoi kundër Ebolas dhe tani me Covid-19: Frika e kolegëve të mi
Transmetuar më 26-03-2020, 17:07

Kryeministri Edi Rama nxjerr një video të një mjeku amerikan, i cili punon në një spital në New Yorkut kundër koronavirusit.

Bëhet fjalë për një mjek i cili ka punuar edhe në Afrikën Perëndimore kundër Ebola-s.

“New Yorku kërthiza financiare e planetit po përballet me mundësinë e një tragjedie. Këtë video ta shohin sidomos ata që i quajnë të vonuara, përpjekjet tona të vazhdueshme për shtimin e kapaciteteve në vijën e zjarrit”, shkruan Rama.

Mjeku kujton se kur punonte në Afrikën Perëndimore kundër Ebolës, një gjë për të cilën nuk shqetësohej ishte a kishte mjaftueshëm mjete mbrojtëse personale, por shton se kolegët e tij, kudo nëpër New York, janë shumë të shqetësuar për këtë çështje tani.

Mesazhi i mjekut

Nuk jam këtu për të folur për politikë, por për të folur për pacientët dhe realiteti është se ajo që po shohin tani nëpër dhomat e spitaleve është shumë e rëndë. Javën e kaluar, kur shkova në punë folëm për një apo dy pacientë, mes dhjetëra të tjerësh që mund të kishin qenë të infektuar me COVID-19. Këtë javë dhe në turnin tim të djeshëm, pothuajse çdo pacient, për të cilin u kujdesa, kishte koronavirus dhe shumë prej tyre ishin në gjendje të rëndë. Shumë të tjerë janë intubuar e shumë u përkeqësuan shumë shpejt.

Ndjesia është shumë e ndryshme këtë javë, në krahasim me javën e kaluar dhe sinqerisht, mendoni për faktin që rasti ynë i parë në qytetin e Nju Jorkut ishte më 1 mars, vetëm pak më shumë se tre javë më parë. Të mendosh se do të jemi në gjendje të heqim këto masa kufizuese për Pashkë, në dy a tre javë, më duket tepër zhgënjyese. Ajo që dimë është se sipas llogarive matematikore, numri i rasteve do vazhdojë të rritet, jemi vetëm në fillim të këtij shpërthimi. Mund ta ndjesh këtë, është e prekshme për vijën e parë në departamentin e emergjencës. Lidhur me materialet, a keni gjithçka që ju duhet? Po marr shumë mesazhe nga infermierë dhe doktorë nga gjithë spitalet e New Yorkut me shembuj shumë specifikë të materialeve që u mungojnë.

Po, pjesa e furnizimeve është shumë e paktë. Diçka që them shpesh është që kur punoja në Afrikën Perëndimore kundër Ebolës, një gjë për të cilën nuk shqetësohesha ishte a kisha mjaftueshëm mjete mbrojtëse personale. Kolegët e mi, kudo nëpër New York, janë shumë të shqetësuar për këtë gjë tani. Numri i maskave që u jepet, disave u jepet një N-95 maskë, që është më e trashë dhe mbron personelin nga marrja e virusit, u jepet një nga këto në javë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...