Transmetuar më 26-03-2020, 16:54

“Nuk janë kredi, por grant që i jepet Shqipërisë”.  Kështu tha ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca lidhur me fondin prej 50 milionë euro, të ofruar për Shqipërinë për përballimin e emergjencës së koronavirusit.

Ambasadori detajoi se 35 milionë euro janë për ekonominë dhe biznesin e vogël, 4 milionë për blerjen e ventilatorëve apo për mjetet personale.

Po ashtu tha se 11 milionë euro janë për mbrojtjen sociale dhe se ndihmojmë me programin e qeverisë për asistencën.

Soreca shtoi se BE solidarizohet me Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë.

Ambasadori sqaroi se fondet për tërmetin nuk do të preken, dhe se 50 milionë eurot për Covid-19, janë tjetër gjë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE