Transmetuar më 26-03-2020, 12:49

Zbardhet lista e plotë e të dënuarve që do lirohen nga qelitë e burgut, si pasojë e masave të mara kundër COVID-19 në burgje. “Shqiptarja.com” publikoi sot se ka mundur të sigurojë listën me 570 të dënuar, ku vetëm nga burgu i Reçit në Shkodër do të lirohen plot 117 të dënuar, duke u detyruar të qëndrojnë në kushte shtëpie për një periudhë 3 mujore, ashtu siç dhe parashikon akti-normativ i kryeministrit Edi Rama.

Nëse ndonjëri prej 570 personave që do të lirohet nga burgu, do të shihet jashtë ambjenteve të shtëpisë, menjëherë ai do arrestohet dhe kthehet në qelitë e burgut.

Në total që përfitojnë lirinë janë vetëm 5 femra, ku mes të cilave është dhe Olesia Duka, e njohur si super mashtruesja e dënuar nga gjykata e Apelit në Durrës me 6 vjet e 9 muaj burgim, për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha” të dhjetëra biznesmenëve në Tiranë dhe Durrës.

Gjithashtu një tjetër emër mjaft i njohur që do lerë qelinë është dhe biznesmeni Adrian Xhillari, i dënuar nga gjykata e Tiranës me 4 vjet e 8 muaj burgim për skandalin e mashtrimit me shitjen e naftës Virgin në Shqipëri.

Një tjetër emër që përfiton lirinë është dhe Gazmend Merkaj, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim nga gjykata e Apelit Vlorë dhe tashmë i kanë mbetur për të vuajtur dhe 11 muaj e 18 ditë burgim. Merkaj, njihet si njëri nga personat e peduar që u vetëparaqit me armë në brez në policinë e Fierit dhe tregoi disa nga rrëmbimet që kishte kryer një nga grupet kriminale në Vlorë, që udhëhiqej nga Edison Harizaj. Veç Gazmendit, lirinë për tre muaj do e fitojë dhe vëllai i tij, Albano Merkaj, i dënuar me 1 vit burg për akuzën e “vjedhjes”.

Po kështu lirinë e fiton dhe djali i Vehbi Alimuçaj, Artan Alimuçaj i dënuar me 4 vjet burgim për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Paulin Kalthi, ish-polici në bashkinë e Laçit i dënuar me 6 vjet burg për akuzën e “Vrasjes në kapërcim e mbrojtjes së nevojshme” do të dalë nga qelia dhe do qëndrojë në shtëpi për një periudhë 3 mujore.

Agron Osmanllari i dënuar fillimisht me 10 vite burgim për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe më pas ky dënim u ul në Gjykatën e Apelit Korçë, duke e dënuar Osmanllarin me vetëm 2 vite e 8 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së rëndë në gjëndje të tronditjes psiqike”, është një tjetër i dënuar që do lerë qelinë për shkak të aktit-normativ dhe që duhet të qëndrojë në shtëpinë e tij.

Për tre muaj i lirë do qëndrojë dhe Andi Sinojmeri i dënuar nga gjykata e Tiranës me 5 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit.

Një tjetër i dënuar është dhe Ledian Lato i shpallur fajtor me 7.6 vite burgim nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit”. Julian Xhaferaj është një tjetër i dënuar për akuzën e shpërndarjes së heroinës në Tiranë, që do të përfitojë lirinë. Gentian Liçi, nga Lushnja i dënuar për trafikim të femrave për prostitucion me 3 vjet e 4 muaj burgim do të lirohet. Gazmend Lleshanaku, një tjetër i dënuar me 6 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës në Greqi do lerë qelinë. Gazmend Allkaj, është një tjetër i dënuar me 5 vite burg që përfiton lirinë pasi është arrestuar me 350 kg drogë në makinë. Florian Likmeta është një tjetër personazh që në Durrësit njihet si pjesë e një grupi shpërndarësish të kokainës dhe I dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim nga gjykata e Durrësit.Mes personave që do lirohet është dhe Abdyl Çanka nga Shkodra i dënuar me 5 vjet burgim për shpërndarje kokaine mes tifozave të vllaznisë në Shkodër. Emiljano Musabelliu nga Poliçani, i dënuar me 5.4 vite burgim në grupin e shitësve të drogës, ku ishte i përfshirë dhe vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, Artur Zotkaj.

Ded Marku, njeriu që në vitin 2011 vrau me thikë vjehrin e tij në Shkodër, dhe i dënuar me 7 vjet burgim përa kuzën e “Vrasjes në kushtet e tronditjes psiqike”, do të fitojë lirinë për një periudhë 3 mujore. Gjithashtu një tjetër personash që do lerë qelinë është dhe Anton Toli i dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Maskallëzimit të krimit”, në ngjarjen e vrasjes së Martin Shjefnit nga Mariglen Përgjini. Mes personave që do përfitojë lirinë për tre muaj dhe do ti duhet të qëndrojë në shtëpi, është Rudolf Deda, i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e “Shfrytëzimit të Prostitucionit”. Lista e ndërtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nis me lirimin e Bukurije Fejza, një grua kjo që është arrestuar gjatë operacionit “Kunati” dhe është dënuar me 5 vite burgim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”. Një tjetër emër është dhe Luljeta Kasa, e dënuar me 6 muaj burgim nga gjykata e Elbasanit për “Falsifikim të dokumentave”. Mes femrave që përfitojnë lirinë nga Akti-normativ i kryeministrit është dhe Malvina Qirko, e dënuar nga gjykata e Tiranës me 6 muaj burgim për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Lista vijon me emrin e Pranvera Gashit, e dënuar nga gjykata e Fierit me 8 muaj burgim për “Falsifikim të dokumentave dhe vizave”.

Lista e plotë