Transmetuar më 26-03-2020, 11:39

Hartës së koronavirusit në Shqipëri i është shtuar edhe Tropoja gjatë 24 orëvë të fundit me dy raste.

Zyrtarja e ISHP, Eugena Tomini, raportoi sot se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 28 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 174.

Deri më tani, në spitalin Infektiv janë shtruar 73 persona, 3 prej të cilëve janë në terapi intensive. 2 prej tyre janë të intubuar me frymëmarrje të drejtuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 102 raste

– Durrës 10 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Fier 18 raste

– Kavajë 4 raste

– Korçë 11 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 3 raste

– Lezhë 4 rast

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 1 rast

-Tropojë 2 raste